Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

Zëdhënësi i Policisë së Tiranës, Gent Mullai theksoi se protestuesit e opozitës kryen një sulm ndaj punonjësve të policisë. “Gjatë tubimit dje, janë përdorur bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta të drejtim të policisë, si pasojë e sulmit, janë plagosur 16 punonjës policie. Unë them sulm ndaj punonjësve të policisë se bomba molotov janë hedhur drejtpërsëdrejti mbi trupin e punonjësve të policisë. Them diçka që protestuesit kanë hedhur mbi punonjësit e policisë, kryesisht te Parlamenti. Për të përcaktuar nëse janë akte të organizuara, është ngritur një grup hetimor nga policia Tiranë dhe Prokuroria Tiranë, e cila do të hetojë se çfarë ka ndodhur gjatë tubimit të djeshëm“, u shpreh zëdhënësi. I pyetur për procedimin ndaj deputetit Belind Këlliçi, edhe pse ky i fundit...