Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi
Ish-deputetja socialiste Ermelinda Meksi ka analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që dha rezultatin 4-4, duke sjellë si pasojë pezullimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meksi e sheh vendimin e Kushtetueses jo si rastësi, ku sipas saj ai tregon ekuilibër frike nga gjyqtarë që luajtën si aktorë racionalë dhe jo si gjykatë. Meksi thekson që kur një gjykatë zgjedh barazimin ose mosvendimin ky është alarm serioz dhe ekzistencial për reformën në drejtësi. “Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë. Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën...
Burimi:
javanews.al