Vendimi i Kushtetueses, Tabaku: PS u kthye në mburojë për Ballukun, s’ka më asnjë justifikim për t’i hequr imunitetin
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për rastin e Belinda Ballukut. Tabaku shkruan se mazhoranca u kthye në mburojë politike për Ballukun, ndërsa thekson se sot nuk ka më asnjë justifikim për t’i hequr imunitetin siç kërkon SPAK. “Prej 8 javësh, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Balluku. Prej 8 javësh, qeveria refuzoi ta zbatojë këtë vendim. Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin. Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon. Për 8 javë, një ministre e akuzuar për korrupsion ka menaxhuar gjysmën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që drejtësia kishte vendosur...
Burimi:
sot.com.al