Vendimi i kryesisë së PD: Berisha i vetëm në garën për kryetar. Ivi Kaso: Mereme Sela duhet të ankohej fillimisht në parti
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Sali Berisha të jetë kandidati I vetëm në garë në zgjedhjet e 23 majit për drejtimin e partisë. Vendimi është komunikuar në fund të mbledhjes nga deputeti Ivi Kaso. “Komisioni njëzëri vlerësoi se zoti Berisha i plotësonte të treja këto kritere, ndërkohë që dy kandidatët e tjerë, pavarësisht se plotësonin kushtin e të qenit anëtarë të Partisë Demokratike, si zonja Sela dhe zoti Mulaj, nuk plotësonin kriteret e tjera përsa i përket eksperiencës së tyre drejtuese në strukturat qendrore dhe vendore të Partisë Demokratike për një periudhë 10-vjeçare, dhe për këtë arsye u konsideruan të papërshtatshme nga KOKOE-ja dhe u konsideruan gjithashtu të papërshtatshme dhe nga kryesia e Partisë Demokratike për të garuar”, tha Kaso. Pyetje:...
Burimi:
top-channel.tv