VENDIMI- Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur

VENDIMI- Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur

Sali Berisha TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim mbi kërkesën e Kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak. Në vendimin e dhënë, Kushtetuesja konstaton se masa e arrestit shtëpiak ndaj Liderit të opozitës është mbajtur përtej afatit të arsyeshëm.  Kushtetuesja thekson se Gjykatat kanë pranuar se ekzistonin shkaqe që vinin në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe, po ashtu, ekzistonte edhe rreziku i ikjes së kërkuesit. Në vendim Kushtetusja shprehet se: Në vendimet e gjykatave të zakonshme objekt kontrolli, ndonëse kishin kaluar 7 muaj nga caktimi i masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, në lidhje me rrezikun e ikjes, nuk ka ndonjë arsyetim, ndërsa për rrezikun e marrjes dhe të vërtetësisë së provave organi i prokurorisë, në...