Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Veliajt iu shkelën të drejtat”/ Raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve
Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ju prek privatësia mjekësore nga policia e burgjeve. Ky është përfundimi i Avokatit të Popullit në përfundim të verifikimeve që morën shkas nga shqetësimet e kryebashkiakut të Tiranës i cili gjatë ekzaminimeve mjekësore nuk u la vetëm me mjekët, por gjatë kolonoskopisë qëndroi edhe një efektiv i burgjeve. Pas vizitës urgjente mjekësore të 31 korrikut, kryebashkiaku njoftoi Avokatin e Popullit për shkelje të dinjitetit. Avokati i Popullit thotë në raportin që TCH e disponon, se komisionerët pyetën mjekët që e ekzaminuan kryebashkiakun dhe ata kanë pohuar se Erion Veliaj e kishte kundërshtuar praninë e policisë gjatë kolonoskopisë. “U kam kërkuar punonjësve të presin jashtë”, pohon mjeku, “por ata nuk kanë pranuar duke thënë se e kanë për detyrë të zbatojnë...