Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kryebashkiaku refuzoi…
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj se fajtori për mosparaqitjen e tij në seancën paraprake të GJKKO-së, është bërë vonesa e eskortës shoqëruese të Policisë së Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës. Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë. “DEKLARATË PËR SHTYP Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së...







