“Vegla të Edi Ramës”/ Berisha nuk kursen kritikat për Salianjin: S’ka lidhje me PD-në
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Ervin Salianji duke thënë se ish-deputeti nuk ka asnjë lidhje me PD I pyetur nga qytetarët gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale, nëse mbështetësit e Bashës dhe Salianjit do të lejohen të votojnë në parti, Berisha theksoi se procesi i nisur me moton “Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar” ka përfunduar dhe ka sjellë bashkimin e demokratëve mbi bazën e kontributit. Megjithatë, ai bëri një ndarje, duke deklaruar se për Bashën dhe Salianjin, “nuk mund të bëhet fjalë”, pasi sipas tij ata janë “të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama” dhe “nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në”. Bashkëbsedimi Lorenc Hoxha: Po me demokratët e Lulzim Bashës, Ervin Salianjit, do...
Burimi:
ntv.al