VanHorn takim me ministrat e emëruar së fundmi, e Ngarkuara me Punë nga SHBA zbulon mesazhet e Trump për Shqipërinë

VanHorn takim me ministrat e emëruar së fundmi, e Ngarkuara me Punë nga SHBA zbulon mesazhet e Trump për Shqipërinë

E Ngarkuara me Punë nga SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi gjatë kësaj jave takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja. Ambasada Amerikane në postimin e saj, ka treguar se VanHorn ka ritheksuar përkushtimin, në zbatimin e agjendës për eliminimin e karteleve të drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n. “Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve...