VanHorn takim me ministrat e emëruar së fundmi, Ambasada Amerikane: Eliminoni kartelet e drogës dhe rrisni shpenzimet për NATO-n

VanHorn takim me ministrat e emëruar së fundmi, Ambasada Amerikane: Eliminoni kartelet e drogës dhe rrisni shpenzimet për NATO-n

E Ngarkuara me Punë nga SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi gjatë kësaj jave takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja. “Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar...