VanHorn citon Trump: Siguria ekonomike është siguri kombëtare, zgjedhja e teknologjisë është çështje sovraniteti

VanHorn citon Trump: Siguria ekonomike është siguri kombëtare, zgjedhja e teknologjisë është çështje sovraniteti

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, theksoi rëndësinë e sigurisë ekonomike dhe teknologjike gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit. Duke cituar Presidentin amerikan Donald Trump, VanHorn u shpreh se “siguria ekonomike është siguri kombëtare”, duke nënvizuar se ky parim ka një rëndësi të veçantë në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike. Sipas saj, teknologjitë që zgjedhin vendet për këto sektorë ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve. “Teknologjia e komunikimit nuk është vetëm çështje inovacioni, por edhe një element kyç për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sigurinë publike,” deklaroi VanHorn. Postimi me këtë mesazh është shpërndarë në rrjetet sociale nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, duke vënë në pah angazhimin...