Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako

Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë në qytetin e Durrësit, duke e cilësuar përmbytjen e lagjeve pas çdo shiu si pasojë direkte të keqmenaxhimit dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës. Në një deklaratë publike, Vangjeli akuzon kryebashkiaken Emirjana Sako dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës për dështim të plotë në mirëmbajtjen e kanalizimeve, ndërsa paralelisht, sipas saj, fondet publike shpërndahen përmes tenderëve klientelistë te kompanitë e lidhura me familjarë të pushtetit. LEXO EDHE: Rrugët dytësore në Durrësin e ri pa asfalt dhe pa kanalizime, fond 165 mln lekë për rehabilitimin e dy blloqeve të banimit Sipas PD-së, qytetarët e Durrësit po përballen me dëme të rënda dhe përmbytje të përsëritura, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi dhe korrupsioni thellohet. Deklarata e zëdhënëses...