“‘Uuu, jo jo jo”, plas grushti në emisioni, Buzhala kap për fyti Rexhajn, ndërhyn urgjentisht moderatori (Video)

“‘Uuu, jo jo jo”, plas grushti në emisioni, Buzhala kap për fyti Rexhajn, ndërhyn urgjentisht moderatori (Video)

Debati për gjyqin e çlirimtarëve në Hagë ka ndezur debatet në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjte. Protagonistë kanë qenë gazetari Berat Buzhala dhe publicisti Albatros Rexhaj, të dy të ftuar nga Kosova për të folur në detaje për gjyqin e turpshëm në Hagë. Mirëpo, në një moment debati mes të dyve është ndezur dhe Berat Buzhala është ngritur nga vendi i tij, shkoi në ulësen ku ndodhej Albatrosi dhe i vuri duart në fyt publicistit. “Uuu, jo jo qetësohuni” u dëgjua të thoshte moderatori i emisionit “Opinion”, i cili me ndihmën e një prej kameramanëve e largoi Berat Buzhalën në vendin e tij dhe mundi të qetësojë gjakrat në studio.