“‘Uuu, jo jo jo”, plas grushti në emisioni, Buzhala kap për fyti Rexhajn, ndërhyn urgjentisht moderatori
Debati për gjyqin e çlirimtarëve në Hagë ka ndezur debatet në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjte. Protagonistë kanë qenë gazetari Berat Buzhala dhe publicisti Albatros Rexhaj, të dy të ftuar nga Kosova për të folur në detaje për gjyqin e turpshëm në Hagë. Mirëpo, në një moment debati mes të dyve është ndezur dhe Berat Buzhala është ngritur nga vendi i tij, shkoi në ulësen ku ndodhej Albatrosi dhe i vuri duart në fyt publicistit. “Uuu, jo jo qetësohuni” u dëgjua të thoshte moderatori i emisionit “Opinion”, i cili me ndihmën e një prej kameramanëve e largoi Berat Buzhalën në vendin e tij dhe mundi të qetësojë gjakrat në studio.
Burimi:
sot.com.al