“Uroj që lajmi i dhënë të mos jetë e vërtetë”, hapja e konsullatës së Serbisë në Shkodër, reagon Ditmir Bushati

“Uroj që lajmi i dhënë të mos jetë e vërtetë”, hapja e konsullatës së Serbisë në Shkodër, reagon Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratave të kryediplomatit serb për arritjen e një ujdie me qeverinë shqiptare për të hapur në Shkodër, Konsullatën e Serbisë.Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati shprehet se uron që ky lajm të mos jetë i vërtete, pasi sipas tij në planin strategjik do të ishte një vendim i gabuar.Sipas tij, “një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë, dhe vendos padrejtësisht shenja barazimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”.Më tej ish kreu i diplomacisë shqiptare thekson se një vendimmarrje e tille është e gabuar edhe ë plani taktik pasi “gjuha e zyrtarëve të lartë të Serbisë është në kulmin e ekstremitetit në raport me spastrimin etnik...