“Unë e kam fituar përjetë lirinë” – Rama ndan bisedën emocionale me Thaçin nga Haga në 18 vjetorin e pavarësisë

“Unë e kam fituar përjetë lirinë” – Rama ndan bisedën emocionale me Thaçin nga Haga në 18 vjetorin e pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video ku tregon një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po përballet me proces gjyqësor në Hagë për akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara. Rama telefonoi Thaçin për t’i uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’”, ka shkruar Rama. Në videon e publikuar Rama i thotë Thaçit se është i shqetësuar shumë me këtë histori, derisa të njëjtin e quan...