“Ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve”, Rama: 21 janari padrejtësi ulëritëse, SPAK bëri sikur kjo çështje nuk ekziton
Në ceremoninë përkujtimore të 21 Janarit, Kryeministri Edi Rama e cilësoi vrasjen e katër protestuesve si një krim shtetëror, duke theksuar se drejtësia, edhe pse vonon, nuk harron. Rama kritikoi institucionet e drejtësisë për zvarritjen e çështjes ndër vite, ndërsa nënvizoi se vendimi i Gjykatës së Strasburgut e ka bërë të qartë përgjegjësinë e shtetit për përdorimin e forcës vdekjeprurëse. Sipas tij, nevoja për drejtësi për 21 Janarin nuk do të shuhet kurrë. Rama: 21 Janari, si një krim shtetëror, hyn te ajo kategori krimesh që na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë. Nuk ekziston asnjë krim shtetëror i pandëshkuar, por është evidente se sa shumë vonon ndëshkimi për një krim shtetëror. Fatkeqësisht, për vite me radhë SPAK bëri sikur kjo çështje...
Burimi:
vizionplus.tv