“Udhëheqës, a mund të rrini në radhë”/ Braçe kritikon zyrtarin shtetëror në Tiranë: Edhe policia që e shoqëron…
Socialisti Erion Braçe ka ndarë një video nga trafiku në Tiranë, ku një zyrtar shtetëror nuk respekton radhën, por kalon me ndihmën e policisë. Në reagimin në rrjetet sociale, Braçe shkruan se “hyrja brutale në mes të radhës është e paligjshme”. Ai shton se “është irrituese që këtë e garanton policia”. “Tirana e madhe. Zotërinj udhëheqës, a mund të rrini në radhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Shtetas tuajet janë këta që presin në radhën e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni të barabartë me ta! Kjo hyrja brutale në mes të radhës, në një rrugë me dy korsi, duke shtyrë në cepa e në një anë jashtë saj popullin, është e padenjë, arrogante dhe irrituese; e paligjshme doemos! Dhe nuk...
Burimi:
top-channel.tv