“U pranua çdo kusht nga opozita”/ Mazniku për Breaking: Kjo është axhenda e tyre për ta dështuar reformën territoriale
Partia Demokratike shpërfilli ultimatumin e dhënë nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe për të katërtën herë radhazi, karriget e tyre mbetën bosh në komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Bojkotit opozitar, shumica socialiste i përgjigjet me zhbërjen dhe shpërbërjen e formulës së bashkëkryesisë dhe të drejtës së vetos. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Arbjan Mazniku, e komentoi këtë vendim të mazhorancës në Breaking në Top News, duke thënë se PS ka pranuar çdo kushte të vendosur nga opozita. “Unë besoj se publiku e ka parë vetë, ka sy e veshë vetë. Komisioni ishte një nga reformat që Parlamenti synoi të merrte. Që në muajt e parë të fillimit të kësaj seance parlamentare kemi pasur një sesion negociatash me Partinë Demokratike. Ata kërkuan në...
Burimi:
top-channel.tv