U largua nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali: Jam e habitur që i doli fjala Sali Berishës

U largua nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali: Jam e habitur që i doli fjala Sali Berishës

Elisa Spiropali e cila u largua nga posti i ministres së Jashtme ka thënë se është ndjerë e habitur për këtë vendim të kryeministrit Edi Rama, për faktin se një lëvizje e tillë ishteparalajmëruar nga Sali Berisha në Kuvend. “Çdo detyrë është e përkohshme. Nuk më vjen keq që e lash detyrën, por vetëm jam e habitur se e ka paralajmëruar Sali Berisha në Kuvend dhe i doli fjala”, tha Spiropali. Ndërsa kreu i PD Sali Berisha, ka treguar edhe arsyen, pse sipas tij Spiropali u la jashtë kabinetit qeveritar. “Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije...