U largua me makinë nga Bulevardi pas zjarrit te ish-vila e Enver Hoxhës, Berisha shkon në selinë e PD

U largua me makinë nga Bulevardi pas zjarrit te ish-vila e Enver Hoxhës, Berisha shkon në selinë e PD

Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, ndërsa protestuesit dhe disa prej deputetëve të PD vijojnë të qëndrojnë në Bulevard. Berisha u largua me mjetin e tij pasi iu vu flaka vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha dhe policia u përgjigj me ujë. Ndërkohë Flamur Noka dhe Albana Vokshi janë përplasur verbalisht me kordonin e policisë duke iu kërkuar që t’i lejojnë që të shkojnë drejt Kryeministrisë. Top Channel