U kërcënua me jetë nga protestuesit e Rrjollit, reagon Vasilika Hysi: Për pronat vendos gjykata, jo politika

U kërcënua me jetë nga protestuesit e Rrjollit, reagon Vasilika Hysi: Për pronat vendos gjykata, jo politika

Tensionet rreth pronës në zonën e Rrjollit në Velipojë vijojnë të përshkallëzohen, mes disa protestuesve që pretendojnë pronësi dhe trashëgimtarit Fatmir Shpellzaj që tregon se ka fituar të gjitha vendimet e gjykatave të formës së prerë. Pas episodeve të dhunës ndaj familjarëve të këtij të fundit, ka reaguar publikisht edhe avokatja e çështjes, Vasilika Hysi e cila veç të tjerash pas emisionit është kërcenuar me jetë. Në një qëndrim publik, Hysi shprehet se gjatë ditëve të fundit ka pasur presione, intimidime dhe kërcënime, duke theksuar se konflikti i pronës nuk mund të zgjidhet përmes dhunës apo presionit politik, por me ligj e gjykatë, duke akuzuar deputetin Agron Shehaj si nxitës të tensionit për qëllime partiake. Reagimi i plotë: QËNDRIM PUBLIKPo ndjek me vëmendje deklaratat e...