U godit me spraj lotsjellës në sy, Sali Berisha: Akt i shëmtuar i Edi Ramës, nuk ka paqe

U godit me spraj lotsjellës në sy, Sali Berisha: Akt i shëmtuar i Edi Ramës, nuk ka paqe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është goditur me spraj lotsjellës në sy gjatë protestës që u zhvillua ditën e sotme. Në fjalën e tij para selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti këtë si akt i shëmtuar i Edi Ramës dhe tha se kjo ishte beteja e tyre më e bukur. “Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësorë për ta hedhur sa më shpejt në lanë atë dhe regjimin e tij. Në këtë betejë ne nuk kemi të ndalur. Sot ne fituam një betejë, ne zhvilluam betejën më të bukur në gjithë ekzistencën tonë. Nuk ka paqe me Edi Ramën”, tha Berisha. /vizionplus.tv