U emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm/ Sula-Ramës: Atë që më dhe ti, s’ma dha PD! Të jap fjalën e burrit, do përmbush detyrën

U emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm/ Sula-Ramës: Atë që më dhe ti, s’ma dha PD! Të jap fjalën e burrit, do përmbush detyrën

Edi Rama dhe Dashnor Sula TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i cili u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, ka shprehur mirënjohjen për vlerësimin që kryeministri Edi Rama i bëri dhe që Partia Demokratike, të cilët i shërbeu për 20 vite, nuk ia dha në zgjedhjet e 11 majit. Në takimin ku ndodhet edhe kreu i qeverisë Sula garantoi se do të përmbushë për përkushtim dhe integritet detyrën që i është ngarkuar. Dashnor Sula: Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar gjuajtur me gurë, por diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp, aty ku unë kam kontribuar kam dhënë...