U dënua për korrupsion zgjedhor, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja
Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor dhe dënua me 3 vite burgim për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai duhet të vuante 2 vjet burg. Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg. Pavarësisht se kërkesa e ish‑deputetit për lirimin e menjëhershëm ishte rrëzuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme ditën e premte, gjykata konstatoi se shumica e dënimit ishte shlyer gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim, duke...
Burimi:
sot.com.al