Turi “Punët e Shqipërisë”/ Rama urdhër ministrave dhe deputetëve: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët
Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e përbashkët mes kabinetit qeverisës dhe grupit parlamentar. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se Rama ka kërkuar prej ministrave dhe deputetëve të nisin prej javës së ardhshme një tur në të gjithë Shqipëri udhëhequr nga motoja “Punët e Shqipërisë” që do të zgjasë deri në qershor përpara ditëlindjes të 35stë të PS. Turi është konceptuar si një bashkëbisedim ministra plus deputetë me qytetarëve për tematika konkrete në bashkëpunim me pushtetin vendor. E treta mbledhje e këtij formati ku synohet një ndërthurje e agjendës së qeverisë me grupin parlamentar me qëllimin final evidentimin e problematikave dhe zgjidhjet për qytetarët. Nga takimet e deputetëve me zgjedhësit është evidentuar si problematikë kryesore vijimi problemeve me kadastrat pavarësisht investimit ndër vite...
Burimi:
top-channel.tv