Trump para Bordit të Paqes: Shqipëria dhe Kosova do të dërgojnë trupa në Gaza

Trump para Bordit të Paqes: Shqipëria dhe Kosova do të dërgojnë trupa në Gaza

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta gjatë fjalimit të tij në kuadër të Bordit të Paqes, duke theksuar se disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, kanë premtuar dërgimin e trupave dhe forcave policore në Gaza për të mbikëqyrur një proces paqeje. “Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n,” u shpreh Trump, duke shtuar se Norvegjia ka rënë dakord të presë një event të rëndësishëm të Bordit të Paqes. Trump deklaroi se synimi i tij kryesor është arritja e paqes, jo fitimi i çmimeve ndërkombëtare. “Mendova se do të më jepnin Çmimin Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime, por për paqen. Kam një...