Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Trump kërkon Groenlandën/ ‘Nuk do pranohet nga europianët’, Veliu: Bota, si në periudhën e Luftës së Ftohtë
Pas Venezuelës dhe kërcënimeve ndaj Kolumbisë, Trump nuk kurseu as ambicien për Groenlandën. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lulzim Veliu, thotë se europianët nuk pranojnë që Groenlanda të jetë pjesë dhe reagimi i kryeministrit britanik tregon për herë të parë një qëndrim të qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër Amerikës. Sipas Veliut, situata aktuale ngjason me periudhën e Luftës së Ftohtë, ku Rusia dhe Ukraina janë në përplasje, ndërsa kjo e fundit mbështetet nga vendet e Europës. Ai shton se Kina po provokon me Tajvanin, i cili ka 80 për qind të rezervave globale për prodhimin e mikroçipave, gjë që për SHBA-në është e papranueshme. “ Trump kërkon Groenlandën, një gjë e tillë nuk pranohet nga europianët, dhe pamë një reagim të shpejtë nga kryeministri i...