Trump dhe Rubio “sqarojnë” mungesat në Bordin e Paqes, Shqipëria në proces
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio kanë dhënë shpjegime të përgjithshme mbi mungesën e disa vendeve në ceremoninë e firmosjes së Kartës së Bordit të Paqes, duke theksuar se procedurat e brendshme kushtetuese dhe parlamentare kanë penguar aderimin e menjëhershëm të disa shteteve.Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Kartës, Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh se jo të gjitha vendet kanë mundësi të bashkohen menjëherë, pasi disa prej tyre duhet të përmbyllin më parë procedura të brendshme ligjore.“Në emër të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë ekipit që ka punuar fort për këtë nismë, dua të falënderoj çdo lider që është këtu sot dhe të gjitha vendet që janë angazhuar për t’u bashkuar. Disa të tjerë nuk janë sot këtu ose...
Burimi:
ntv.al