Troje, apartamente e pallate me vlerë miliona euro/ Si i fshihte pasuritë Daniel Shima te bizneset e Sokol Parllakut

Troje, apartamente e pallate me vlerë miliona euro/ Si i fshihte pasuritë Daniel Shima te bizneset e Sokol Parllakut

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës, krijon kompaninë “Premium Glass”. I njëjti person, prej vitit 2015 zotëronte edhe kompaninë tjetër “Alu Glass”. Të dyja me fushë operimi në tregtinë e xhamave, prodhimin e dyerve, dritareve alumini etj. Deri këtu, gjithçka duket krejt normale. Por, nëna e Daniel Shimës, Merita, futet si aksionere me 60% të kuotave në kompaninë “Premium Glass”. Pra, zonja Shima nuk hyn si aksionere e thjeshtë, por si kontrolluese e paketës dërrmuese të aksioneve. Ajo ka vendimmarrjen në kompani për gjithçka. Merita Shima, bleu edhe 40% të aksioneve në kompaninë e themeluar nga Parllaku për vetëm 40 mijë lekë të reja, duke u bërë pronare e vetme. Për një kompani të re, pa aktivitet, me kapital...