“Tirana, 1 vit pa kryetar”, kryeministri Rama: Nuk e kam kuptuar akoma se çfarë ka bërë Erion Veliaj

“Tirana, 1 vit pa kryetar”, kryeministri Rama: Nuk e kam kuptuar akoma se çfarë ka bërë Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, komentoi edhe situatën në Bashkinë e Tiranës. Rama nënvizoi se këto janë rastet tipike që “dëshmojnë problematikat e sistemit të drejtësisë”. “Rast tipik i asaj që thashë më përpara. I kyçur në qeli pa gjyq, ndërkohë që vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion, në kuptimin e fjalës, nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara”, tha kryeministri, shkruan A2. “Marrin kryetarin e Bashkisë së Tropojës, e rrasin...