“Thirre Grupin Taulant”, imuniteti i Ballukut, Spiropali i përgjigjet Ballës: Të bëjmë diskutime të hapura…

“Thirre Grupin Taulant”, imuniteti i Ballukut, Spiropali i përgjigjet Ballës: Të bëjmë diskutime të hapura…

Elisa Spiropali ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha sot se mund të mbledhë grupin socialist për të marrë një vendim lidhur me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën parlamentare të 12 marsit, për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar,...