‘Territorialja’në Dibër, Mazniku: Reforma, në vëmendje nga IBAR! Boçi: Të mos dështojmë si në 2014-ën
DIBËR-Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ka zhvilluar dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe aktorë të shoqërisë civile. Bashkëkryetari i Komisionit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se një nga provat më të qarta të këtij dështimi është shpopullimi masiv i zonave rurale. Boçi theksoi se reforma territoriale nuk është pronë e qeverisë, por e qytetarëve, duke argumentuar se një reformë pa konsultim publik krijon probleme që në themel. Luçiano Boçi: Ne besojmë se arkitektura e shtetit në territor është Reforma Territoriale dhe ajo nuk është pronë e qeverisë, por pronë e qytetarëve. Nëse realizojmë një reformë pa konsultuar qytetarët, atëherë kemi një reformë pa taban,...
Burimi:
zeri.ai