Territorialja, PD do të shkojë në Komisione
Partia Demokratike ka ndryshuar qëndrim dhe ka vendosur të shkojë në Komisionin e Reformës Territoriale. Vendimi për të marrë pjesë në këtë Komision është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ku të gjithë deputetët që morën fjalën kërkuan që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale. Në fillim të mbledhjes së grupit, në pjesën e hapur për mediat, kryetari I PD Sali Berisha as nuk e përmendi Komisionin e Reformës Territoriale, por u fokusua tek organizimi i protestave kundër Kryeministrit Edi Rama. “Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në...
Burimi:
vizionplus.tv