Territorialja në “udhëkryq”, Farriçi: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

Territorialja në “udhëkryq”, Farriçi: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

Mazhoranca socialiste do t’i japë edhe një mundësi Partisë Demokratike për t’u bërë pjesë e Reformës Territoriale, duke vendosur ta presë në komision deri të hënën. Sot, konferenca e kryetarëve u mblodh për të diskutuar propozimin e socialistëve për të ndryshuar përbërjen e komisionit të posaçëm të Reformës Territoriale, duke i hequr opozitës barazinë e anëtarëve dhe bashkëkryetarin. Mazhoranca argumentoi se ky ndryshim është i nevojshëm për të zhbllokuar punën e komisionit, pasi opozita e ka bojkotuar atë. Adelina Farriçi nga shoqata e bashkive të Shqipërisë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” me gazetarin Roland Zili tha se opozita e ka detyrim të marrë pjesë në Komision, duke qenë se deputetët janë të mandatuarit e popullit. Intervista e...