“Territorialja me qeveri teknike”, Boçi: Të shtohet numri i bashkive, të zbatohen rekomandimet e BE
Pa reflektimin e maxhorancës, demokratët nuk do të ulen në tryezën e Reformës Territoriale. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili është edhe bashkëkryetar në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale në një intervistë për A2CNN pohon se vijimi i punës në këtë komision duhet bërë pasi të largohet Edi Rama si kryeministër dhe vendi të udhëhiqet nga një qeveri teknike. Sipas Boçit klima politike nuk është e duhura për të bërë reforma, duke akuzuar maxhorancën se i ka bllokuar të gjitha hapësirat opozitës. “Do duhet përkthyer në largim të kësaj qeverie, krijimin e një qeveria tranzitore që ndër të tjera realizon Reformën Territoriale. Duhet të ketë edhe refleksion në Parlament, opozita duhet të ketë të drejtat e saj, duhet të ketë të drejtën...
Burimi:
javanews.al