“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, foli në një prononcim për mediat këtë të hënë, lidhur me Reformën Territoriale, nga ku ka bërë një paralajmërim për opozitën. Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla tha se do merren masa nëse anëtarët demokratë nuk marrin pjesë as sot në mbledhjen e komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale. “Në mungesë dhe të një komunikimi ditën e enjte kur kishim Konferencën e Kryetarëve, dua të them se nuk jam natyrë që bëj ultimatume, por u kam bërë një kërkesë anëtarëve të kmisionit të reflektojnë për detyrimin sa i përket zbatimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën territoriale. Kemi rënë dakord, kemi ngritur një komision nën parimin e bashkëdrejtimit dhe...