Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tensionohet situata në Durrës, Arjan Ndoji dhe Oerd Bylykbashi tentojnë të hyjnë me forcë në Bashki
Në Durrës, banorët janë ngritur në protestë pas përmbytjeve dhe kanë marshuar drejt Bashkisë së qytetit. Raportohet se situata është e tensionuar pasi protestuesit, së bashku me dy deputetët e PD-së, Oerd Bylykbashin dhe Arjan Ndojën, po tentojnë të futen me forcë në Bashki. Protesta nisi pasditen e kësaj të enjteje me thirrjet: “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”. Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit.