Tensionet në Kuvend, Bardhi: Mirënjohjen çdo deputeti, sot u ngrit në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik
Gazment Bardhi u ka shprehur mirënjohje të gjithë kolegëve të tij deputetë të PD, pas situatës së krijuar sot në Kuvend. Sipas tij ajo që u pa në sallë ishte ngritja e tyre në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik. “Shqiptarët s’mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar. I shpreh mirënjohjen çdo deputeti që sot u ngrit në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik, do marrim nesër pjesë në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe vota jonë është e qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, të Ramës, që është Belinda Balluku, askush nuk mund ta mbyllë korrupsionin e Ballukut në kasafortë. Dua të dënoj shkeljen e procedurë parlamentare, që ka kryer kryetari i kuvendit....