Tensionet në Kuvend, analisti: Sa herë flet Berisha, lindin probleme! Protestat nuk i shërbejnë opozitës
Seanca parlamentare sot është shoqëruar me tensione, akuza dhe përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Në sallë nuk kanë munguar, debatet, replikat, ironitë dhe ndërprerjet e vazhdueshme. Për të komentuar zhvillimet e fundit politike, analisti Namir Lapardhaja ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderatorin Roland Zili. Ai u ndal te sjellja e opozitës në Kuvend, reagimi i mazhorancës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”, si dhe te protesta e fundit e opozitës që u shoqëruan me incidente dhe përplasje me policinë. Në analizën e tij, Lapardhaja theksoi se kjo situatë politike duket se i shërben më shumë pushtetit sesa opozitës. Intervista e plotë: Si mund ta shikojmë sjelljen e opozitës në...
Burimi:
vizionplus.tv