Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Situata në Partinë Demokratike pas përjashtimeve të disa anëtarëve të saj, ka shkaktuar pakënaqësi në bazë dhe strukturat drejtuese të kësaj partie. Bëhet me dije se drejtuesit e Partisë Demokratike Kruje dhe Fushë-Krujë kanë zbarkuar vetë në selinë qendrore të PD në Tiranë, ku kanë ngritur problematikat e tyre, pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar deri tani. Raportohet se ata kanë shprehur revoltën e tyre në lidhje me veprimeve arbitrare të qendrës së partisë për shkrirjen e degëve, vendim i marrë nga sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. Dy krerët e PD-së lokale, janë përplasur ashpër me Nokën, ndërsa mediat bëjnë me dije se situata ka qenë tepër e tensionuar. Është dashur ndërhyrja e kreut të PD Sali Berisha për të qetësuar “gjakrat” mes tyre. Në...