Tension në Komisionin për Diasporën/ Deputeti i PS thumbon Zhupën: Jeni kthyer Partia Molotov, dhuna nuk është protestë

Tension në Komisionin për Diasporën/ Deputeti i PS thumbon Zhupën: Jeni kthyer Partia Molotov, dhuna nuk është protestë

Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u shënua një tjetër debat opozitë – mazhorancë, këtë herë mes deputetit të Partisë Socialiste, Arkend Balla, dhe kryetares së komisionit nga Partia Demokratike, Ina Zhupa. Balla mbajti qëndrim të qartë mbi protestat e opozitës, duke theksuar se aktet e dhunës, janë të papranueshme. “E keni kthyer Komisionin në foltore të Partisë Demokratike, ose më saktë të Partisë Molotov, dhe nuk mund të rrija pa mbajtur një qëndrim për protestën. Të protestosh është demokratike, por dhuna nuk është protestë, molotovi nuk është protestë. Djegia e bizneseve private dhe institucioneve janë akte të pastra dhune”, tha deputeti Arkend Balla, ndërsa shtoi se: “Si mazhorancë, PS vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj reformave të vazhdueshme, forcimit të shtetit të...