Tenderat/ SPAK mbyll hetimet për Elvis Roshin
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi i marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Roshi u paraqit sot në SPAK, nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Andi Skënderi, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim. Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015, pasi ai dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve. Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tenderë, të zhvilluar kryesisht...
Burimi:
ntv.al