Televizioni publik gjerman: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të ndershme

Televizioni publik gjerman: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të ndershme

Prej javësh në Shqipëri po zhvillohen protesta kundër ndërtimit të planifikuar të një resorti luksoz të lidhur me familjen Trump. Protestuesit po luftojnë për mbrojtjen e flamingove, por jo vetëm. ZDF HEUTE "Revolucioni i Flamingove" quhet lëvizja protestuese në Shqipëri, e cila lindi si reagim ndaj planit për ndërtimin e një resorti luksoz në peizazhin e mbrojtur natyror të Vjosë–Nartës. Pikërisht aty, në zemër të natyrës së paprekur, synohet të ndërtohet një projekt turistik me vlerë miliarda eurosh, që do të përfshijë hotele luksoze, marina për jahte dhe vila pushimi. Si investitori kryesor përmendet Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Qeveria shqiptare e konsideron projektin një investim strategjik dhe thekson se ai do të krijojë vende të reja pune dhe do të sjellë...