“Telefoni im do jetë gjithmonë i hapur”/ Sula rendit tre gjërat e panegociueshme: Ju jap fjalën, përkushtim 24 orë
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, teksa ka marrë zyrtarisht detyrën nga kryeministri Rama, ka renditur tre gjëra të cilat i ka të panegociueshme në punë e tij. “Unë ju garantoj sot këtu, në ditën e parë, që unë tre gjëra i kam të panegociueshme dhe do i zbatoj. Në radhë të parë, përkushtimin tim 24 orë, telefoni im do jetë i hapur dhe nëse do ketë një çast të vetëm që kushdo do t’i bjerë dhe unë s’do përgjigjem në çast… E kam numrin publik, e kam thënë se përkushtimi do jetë maksimal, do punojmë bashkë për ato detyra që na jep ligji, për ato reforma të rëndësishme”, tha Dashnor Sula. Së dyti, ai përmendi integritetin e tij moral dhe trupës së institucionit, për të...
Burimi:
sot.com.al