Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Të shpallet menjëherë gjendja e fatkeqësisë natyrore”/ Xhixho: Shteti nuk mund të fshihet pas propagandës
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e rënduar të përmbytjeve në vend, duke kërkuar shpalljen e menjëhershme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Sipas Xhixhos, Shqipëria ndodhet përballë një situate alarmante, ku qytetarët po humbasin shtëpitë, pronën dhe sigurinë e jetës, ndërsa qeveria, sipas saj, po mjaftohet me propagandë dhe justifikime. Ajo e cilësoi këtë qasje si “papërgjegjshmëri kriminale”. “Refuzimi për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është një akt i qëllimshëm për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe dëmshpërblimit të mijëra familjeve të dëmtuara. Ky është një shtet që braktis qytetarët e vet në momentin më të vështirë,” – thekson Xhixho në reagimin e saj. Xhixho rendit edhe një sërë kërkesash urgjente, mes të...