“Të hidhet dritë mbi të paktën 80 milionë euro të…”/ Afera, Bozdo: Para të taksapaguesve në drejtim të paditur

“Të hidhet dritë mbi të paktën 80 milionë euro të…”/ Afera, Bozdo: Para të taksapaguesve në drejtim të paditur

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, ka denoncuar një aferë me vlerë të paktën 80 milionë euro që lidhet me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë. Në një deklaratë për mediat, Deputeti i PD theksoi se këto mjete, të prokuruara për një situatë hipotetike të emergjencës energjetike, nuk janë vënë kurrë në punë dhe me shumë gjasa nuk do të prodhojnë kurrë energji në mënyrë të qëndrueshme. Sipas tij, këto dy anije të vjetra, përveç ndotjes së madhe që i shkaktojnë qytetit të Vlorës dhe bregdetit të jugut, kanë një kosto prodhimi energjie ekstremisht të lartë. Ekspertët e kanë përllogaritur koston nga 150% deri në 200% më të shtrenjtë se çmimi me të cilin energjia elektrike mund të blihet sot në tregjet ndërkombëtare....