“Të heshtësh do të thotë ta pranosh standardin e cenuar si normalitet”/ Ish-ministri Beqaj: T’i japim fund proceseve që gjykojnë dikë pa e lejuar të lexojë dosjen e vet

“Të heshtësh do të thotë ta pranosh standardin e cenuar si normalitet”/ Ish-ministri Beqaj: T’i japim fund proceseve që gjykojnë dikë pa e lejuar të lexojë dosjen e vet

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përmes një postimi në Facebook shprehet se klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë në paraburgim nuk mund të kenë qasje në dosjet gjyqësore elektronike, duke cenuar të drejtën bazë për një proces të rregullt ligjor. Beqaj thekson se prej 6 vitesh në Gjykatën e Posaçme po zhvillohen dhjetëra procese penale, me mijëra faqe në dosje. Prokuroria i dërgon ato avokatëve në format PDF dhe Gjykatës së printuara, por të paraburgosurit nuk mund t’i lexojnë ato, pasi IEVP nuk i lejon pajisje kompjuterike pa internet, edhe për një kohë të kufizuar dhe nën monitorim. Ndër të tjera ai thotë ‘Koha për t’i dhënë fund proceseve që gjykojnë dikë pa e lejuar të lexojë dosjen e vet’. Letra...