‘Të gjithë nga vetja e kemi’: Thumbat e Elisës për të pandehurën Balluku

‘Të gjithë nga vetja e kemi’: Thumbat e Elisës për të pandehurën Balluku

Gjatë debatit me kryedemokratin, Sali Berisha, në sallën e parlamentit, Elisa Spiropali nuk e ka fshehur zemërimin me Skëndebeun e saj, i cili zgjodhi t’i nënshtrohej Belinda Ballukut dhe e shkarkoi nga detyra e ministres së Jashtme. E para që hodhi kunjat ishte Elisa Spiropali, e cila në momentin që u përmend nga deputetët e opozitës tha se i vinte keq që ishte larguar nga qeveria pas një paralajmërimi të Berishës. Kur kryedemokrati i tha se të ka shkarkuar Balluku, Elisa nuk u kujdes aspak që të fshihte zemërimin e saj teksa kinse po replikonte me Berishën, tha se, “të gjithë nga vetja e kemi”. Ligjërimi në numrin shumës, “të gjithë nga vetja e kemi”, ishte tregues i qartë i thumbimit që Elisa Spiropali hodhi...