“Të gjithë në shesh në orën 17:00”! Bardhi ndan mesazhin e Berishës, thirrje qytetarëve
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke ndarë mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen masivisht në shesh në orën 17:00, duke theksuar se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të realizimit të qëllimeve të saj dhe se ka ardhur koha për revoltë. Bardhi shprehet se kjo është një ditë vendimtare dhe u bën apel qytetarëve të bashkohen për të treguar vendosmërinë dhe zërin e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. PostimiJEMI NË KILOMETRIN E FUNDIT!Të gjithë në shesh ora 17:00 NË REVOLTË!!
Burimi:
ntv.al